Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se Neymar është i vetëm lojtar që mund të zëvendësoj sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.
Argjentinasi ka shënuar 550 gola për Barcelonën gjatë tërë karrierës në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Messi ka 18 muaj në kontratë, por Rivlado beson që bashkëlojtarët e tij nuk mund të zëvendësojnë kur të largohet.
Nga ana tjetër, Neymar ka shënuar më shumë se 150 gola në fanellën balugranese para se të shitet te PSG për 200 milionë euro në vitin 2017.

“Messi nuk do të zgjasë gjithmonë. Një ditë do vijë dhe do largohet nga futbolli. Për momentin bën ndryshimin në ndeshje, shënon gola, mirëpo duhet të gjejmë një lojtar që mund të vazhdojë rrugën e tij”
“Vetëm një lojtar mund ta zëvendësoj Messin në Barcelonë dhe ai është Neymar. Bëri gabim që u largua nga Barcelona, mirëpo nëse rikthehet do bëjë ndryshimin siç e bën Messi”
Barcelona nesër do të pres në “Camp Nou” rivalin e përjetshëm Real Madrid./arbresh.info.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...