Rivaldo ka dhënë disa komente lidhur me merkaton e verës që po e pret Barcelonën.
Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, i cili dikur mbronte ngjyrat e Barcelonës, ka treguar se çfarë pret nga merkatoja dhe cilat janë mundësitë e katalanëve.
Lojtari që tërheq vëmendjen e Rivaldo sigurisht se është Neymar. Për transferimin e tij, ai sheh vetëm një mundësi.
“Ka zëra që thjonë se PSG mund të ketë interesim për Ousmane Dembele, dhe edhe pse mendoj se Dembele është i shkëlqyer, unë besoj se do të ishte mundësi e mirë për Barcën që të transferojë Neymar”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.
“Sigurisht, Barca duhet të paguajnë disa para shtesë për të përfunduar marrëveshjen, por unë mendoj se kjo mund të jetë përfituese për skuadrën”, shtoi braziliani.
Mbetet të shihet nëse Barca do të tentojë për Neymar, ose i gjithë fokusi do të jetë për Lautaro Martinez.
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...