Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand është shprehur se i vjen keq që trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta duhet ta mbajë në skuadër, Shkodran Mustafi.
Mustafi ishte titullar dje në ndeshjen kundër Chelseas dhe kishte disa kritika, transmeton portali arbresh.info.
Kosovari ishte partner i David Luiz në mbrojtje, por ishte faji i tij që Chelsea shënoi golin e epërsisë dhe Luiz u ndëshkua me të kuq.
I këtij mendimi është edhe Ferdinand, i cili ka thënë se Arsenal asnjëherë nuk ka blerë ndonjë qendërmbrojtës të mirë.

“Kur ishte koha e fundit që Arsenal ka blerë ndonjë qendërmbrojtës të mirë? Më vjen keq për Artetan, që duhet të mbajë në skuadër Mustafin. Më vjen keq që askush nuk është mbrapa tij”
Arsenal për momentin është në pozitën e 10-të me 30 pikë ndërsa Chelsea në pozitën e katër me 40 pikë./arbresh.info.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...