Rio Ferdinand dëshiron që Alexis Sanchez t’i sjell sërish kohërat e mira në Manchester United.
Superylli i Arsenalit është afër finalizimit të marrëveshjes për transferim në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info. Mesfushori i Manchester United, Henrikh Mkhitaryan do të kaloj në drejtim të kundër ndërkohë që thuhet se ka pranuar transferimin te “Topçinjtë”.
Mkhitaryan ka pranuar kontratën e ofruar nga Arsenali dhe reprezentuesi armen do t’i nënshtrohet testit mjekësor brenda 48 orëve të ardhshme.

Alexis Sanchez do të fitoj një pagë prej 500 mijë funta në javë në Old Trafford nën udhëheqjen e trajnerit Jose Mourinho. Ish ylli i “Djajve të Kuq”, Rio Ferdinand ka kërkuar nga Sanchez t’i sjell klubit në Old Trafford trofe.
“Jam i kënaqur, nuk mund të pres që të shoh atë në fanellën e kuqe”, ka thënë Ferdinand për ‘BT Sport’, transmeton portali arbresh.info.
“Shpresoj se ai do t’ia kthej fatin Manchester United në përpjekje për të siguruar tituj”
Arsene Wenger dhe Jose Mourinho kanë pranuar të dy se marrëveshja për shkëmbimin e lojtarëve tashmë është e pashmangshme.
Në rast se konfirmohet transferimi i Sanchezit, reprezentuesi kilian mund të debutoj në Manchester United të premten e ardhshme në ndeshjen e “Djajve të Kuq” në udhëtim kundër Yeovilit në kuadër të raundit të katërt të FA Kupës.
Mkhitaryan mund të jetë pjesë e Arsenalit kundër Swanseas në Premierë Ligë më 30 janar./arbresh.info/
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...