Rikthimi i Zinedine Zidanes në Real Madrid i ka lejuar Alvaro Odriozolas të udhëhiqet nga heroi i tij në futboll dhe ai ka lavdëruar klubin për rikthimin e tij.
Pas më pak se një viti pas largimit, francezi është kthyer në karrigen e nxehtë të klubit para pushimeve ndërkombëtare duke zëvendësuar trajnerin e shkarkuar Santiago Solari, transmeton portali arbresh.info.
Odriozola ka arritur nga Real Sociedadi verën e kaluar dhe ka luajtur 19 ndeshje në sezonin e tij debutues, i cili do të përfundojë në formën e duhur të paktën për të për shkak të rikthimit të Zidanes.
“Unë jam nga San Sebastiani dhe gjithmonë kam qenë një tifoz i Realit, ndonëse më ka pëlqyer Real Madridi për shkak se Zidane ka luajtur këtu dhe ai ishte idoli im”, ka thënë Odriozola për La Galerna.
“Kur e mori detyrën, ne kemi folur rreth asaj se si dëshiron të jem unë si dhe rreth dobësive të mia në fushë”
“Zizou gjithmonë ju thotë juve të vërtetën dhe sinqeriteti i tillë është i shumëvlerësuar si nga lojtarët ashtu edhe nga tifozët”
“Rikthimi i tij ka ringjallur shpresat tona dhe entuziasëm, është sikur të fitosh një titull dhe ne jemi shumë të lumtur me të”
Sezoni i ‘Los Blancos’ ka qenë zhgënjyes për shkak se gjiganti spanjoll është eliminuar nga Liga e Kampionëve, nga Kupa e Mbretit dhe është jashtë garës për titull./arbresh.info/
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos