Rikthim i madh i PSG – finalja e Superkupës së Evropës shkon në penallti

22:57 | 13 Gusht 2025
D.H

Parisi është rikthyer fuqishëm nga disavantazhi 2-0 në 2-2 ndaj Tottenhamit për ta çuar ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Ndeshja nisi për mrekulli për Spurs ku krijuan shumë raste por pa i finalizuar dot deri në minutën e 39-të. Pas një goditje të lirë, londinezët arritën të shënonin golin e parë me anë të Van der Ven.

Pjesa e parë u mbyllë me atë rezultat. Edhe etapa e dytë nisi furishëm për skuadrën e Thomas Frank, ku në minutën e 48-të, gjetën edhe golin e dytë me anë të argjentinasit, Cristian Romero.

PSG nuk bëri asgjë deri në minutën e 85-të ku realizoi golin e parë me anë të Lee Kang-in dhe rihapi sfidën.

Ndërsa kur të gjithë po prisnin për triumfin e Spurs, në skenë u shfaq portugezi Goncalo Romas, ku realizoi për 2-2 pas një asistimi fenomenal të Ousmane Dembeles.

Kështu ndeshja shkon në penallti, aty ku edhe do të vendoset fituesi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme