Premier League rikthehet sonte me katër duele të forta në kuadër të xhiros së 21-të.
Kampioni në fuqi, Manchester City i cili është rikthyer në formë do të jetë mysafir i Brentfordit, shkruan Arbresh.info.
Një tjetër duel interesant është ai mes Chesleas dhe Bornemouthit, me mysafirët që kanë ditur të bëjnë befasi të mëdha këtë sezon.
Teksa përballja tjetër është ajo midis West Hamit dhe Fulhamit. Këto tri ndeshje fillojnë nga ora 20:30.
Vëmendja kryesore do të jetë tek ndeshje e Nottingham Foresti dhe Liverpooli.
Lideri udhëton tek Foresti, skuadër e cila ia ka shkaktuar humbjen e vetme këtë sezon në Premier League.
“The Reds” kanë 46 pikë dhe janë në krye të tabelës kurse Nottingham Foresti ka 40 sosh në pozitën e tretë./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK