I mbijetuari nga përplasja e aeroplanit, Alan Ruschel ka zhvilluar paraqitjen e tij të parë zyrtare për Chapecoensen në barazimin me Flamengon në ndeshjen e parë të xhiros së 1/8-së në ‘Copa Sudamericana’ qysh pas tragjedisë.
Ruschel ishte njëri nga lojtarët që mbijetuan, së bashku me Neton dhe Jackson Follmanin, pasi aeroplani që ishte duke mbajtur skuadrën e Chapecoenses, komisionin teknik dhe një numër gazetarësh për ndeshjen e parë të finales në ‘Sudamericana’ kundër Atletico Nacional u përplas në Medellin dy ditë para lojës, duke lënë të vdekur 71 persona në bord, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi 28-vjeçar bëri rikthimin emocional në futboll në kundër gjigantit në La Liga, Barcelonës, në Camp Nou gjatë muajit gusht, para miqësores tjetër ndaj Romas më 1 shtator, kur edhe realizoi një gol.
Megjithatë, Ruschel u rikthye në një ndeshje kompetitive të mërkurën duke i ndihmuar Chapecoenses në barazim ndaj Flamengos.
Rushcel ishte në fushë për 73 minuta. Ndeshja kthyese e Chapecoenses ndaj Flamengos zhvillohet më 20 shtator./arbresh.info/
https://twitter.com/ChapecoenseReal/status/908120379822153728
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...
Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmo...
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...
Dëshmitarja e Lybeniqit ia rrëfen tmerret Kurtit: Serbët kan...