Sulmi terrorist në Belgjikë ku u vranë dy tifozë të Suedisë nga një ekstremist mbështetës i ISIS, ka rikthyer frikën në Europë.
Mbrëmjen e së martës, Franca luan një miqësore ndaj Skocisë në Lille dhe Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin theksoi se do ketë një shtim të masave të sigurisë për shkak të ngjarjeve në Bruksel.
“Ne kemi shumëfishuar burimet tona dhe sërish në vazhdimësi gjatë ditës do të dyfishojmë njësitë në kufi. RAID (njësia anti-terroriste e policisë franceze) është mobilizuar dhe do të ketë gjashtë njësi të lëvizshme në vend të tre që ishin parashkikuar në Lille”, u shpreh Ministri.
Këto masa vijnë edhe për shkak të afërsisë gjeografike të Lille me Brukselin teksa distanca mes qyteteve është vetëm 107 kilometra.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...