Sot në aksion rikthehen dy ligat evropiane.
Evropa Ligë dhe Konferencë Ligë vazhdojnë sot ndeshjet e tyre në orar.
Arsenali si një nga prentendentët kryesor për të fituar këtë çmim luajnë sot ndaj klubit portugez, Sporting.
‘Topçinjtë’ janë favorit, por befasi mund të shkaktojnë klubi nga Portugalia.
Ndeshja ndërmjet tyre zhvillohet nga ora 18:45.
Roma mirëpret në ‘Olimpico’ skuadrën e Real Sociedad, nga ora 18:45.
Man United në ‘Old Trafford’ përballen me skuadrën e Real Betisit.
Pas humbjes së turpshme ndaj Liverpool, ‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë fitoren ndaj ekipit spanjoll.
Megjithatë, nuk do ta kenë të lehtë, pasi Betisi po tregon formë të lartë këtë sezon, kjo përballje zhvillohet nga ora 21:00.
Në këtë orë luan edhe Juventusi ndaj Freiburg.
Ndeshjet e tjera në kuadër të Evropa Ligë janë, Bayer Leverkusen – Ferencvaros, Union Berlin – Union St,Gilloise, Sevilla – Fenerbahce dhe Shaktar Donetsk – Feyenoord.
Në Konferencë Ligë zhvillohet shtatë ndeshje në total.
West Ham United luan në udhëtim te AEK Larnaca, nga ora 18:45, Anderlecht përballen me Villlarreal në të njëjtin orar.
Nice udhëton te skuadra e Sheriff nga ora 18:45.
Kurse në orën 21:00 zhvillohen këto takime, Basel -Slovan Bratislava, Fiorentina – Sivasspor, Gent- Istanbul Basaksehir, Lech Poznan – Djugaarden./lajminet
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve