Sulmuesi i kombëtares shqipëtare, Armando Broja, është rikthyer pas nëntë muajsh mungese në fushën e gjelbërt.
Padyshim ky është një rikthim i shumëpritur për të gjithë e në veçanti për kombëtaren kuqezi, duke ditur se luan ndeshjen vendimtare për kualifikimet për “Euro2024”, ndaj Republikës Çeke, shkruan Arbresh.info.
Broja u inkuadrua në minutën e 79-të nga trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino në sfidën ndaj Aston Villa-s, ku blutë e londrës humbën me rezultat minimal 1-0.
Ai luajti rreth 20 minuta, duke llogaritur edhe kohën shtesë, dhe u shfaq në formë të mirë fizike, ndonëse nuk arriti të gjente golin.
Chelsea ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Brightonin në mesjavë në kuadër të “EFL CUP”./Arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...