Portieri i Barcelonës, Marc-Andrea ter Stegen do bëjë operacion gjurin nesër dhe ndoshta nuk do rikthehet në fushë deri në dhjetor.
Gjermani ka pasur probleme në gju gjatë tërë vitit edhe pse e trajtoi këtë problem gjatë janarit, mirëpo operacioni është kërkuar dhe ai ka pranuar, transmeton portali arbresh.info.
Ter Stegen dëshiron që sa më parë ta kryejë operacionin dhe sipas AS do mungojë tre deri në katër muaj.

Nëse gjithçka shkon mirë, portieri do rikthehet në fundin e muajit nëntor ose në dhjetor.
Me mungesën e tij pritet që në Barcelonë të transferohet një portier i ri, ngase Neto dëshiron largimin, kurse gjiganti katalunas nuk e sheh mjaftë të përgatitur të riun e akademisë Inaki Pena./arbresh.info.
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...