Richards huazohet për një stinor nga Inter

01:09 | 3 Qershor 2015
M. A.

Micah Richards mund të huazohet për një stinor te Interi.

Mbrojtësi anglez, Micah Richards, mund të vazhdojë të luajë si i huazuar në Serie A.

Gjithsesi, jo për më tepër të Fiorentina, por te skuadra tjetër italiane, Inter. Anglezi deklaroi se do t’i pëlqente të ishte edhe njëherë nën urdhrat e Roberto Mancinit.

“Premierliga është fantastike, por unë e kisha stinorin tim më të mirë te City nën Roberto Mancinin dhe duke qenë ai te Interi tani, ndoshta kjo do të ishte një opsion”, u shpreh Richards.

Ky i fundit ishte i huazuar për një stinor te Fiorentina nga Manchester City

Shpërndaje në rrjete sociale