Anësori i Fiorentinës, Franck Ribery, beson se Interi është në rrugë të drejtë por i nevojitet kohë për të korrur sukses dhe është i sigurt se Christian Eriksen do ta dëshmojë vlerën e një kampioni shumë shpejt.
Ish-përfaqësuesi i Francës foli për gazetën italiane La Gazzetta dello Sport për zikaltrit para ndeshjes ndaj tyre sonte në Serie A dhe pret që djelmoshat e Antonio Contes të vazhdojnë të rriten edhe sezonin e ardhshëm.
“Interi ka ekip të fortë që përbëhet nga kampionë. Ata sapo e kanë nisur rrugëtimin dhe kanë nevojë për kohë, por më duket se janë në rrugën e drejtë”, tha Ribery.
Ribery pret që ish-ylli i Tottenhamit Eriksen do ta tregojë veten në San Siro sapo të përshtatet futbollit italian.
“Ai sapo ka arritur në Itali dhe kur iu desh të adaptohej, futbolli u pezullua për tre muaj. Futbolli italian është i vështirë por me kohë Eriksen do ta tregojë vlerën e vet”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...