Carlo Ancelotti ka konfirmuar që Franck Ribery është i gatshëm për ndeshjen kundër Schalkes të mërkurën, por Renato Sanchez dhe David Alaba mund të mungojnë të dy.
Ribery nuk ka luajtur që pas fitores 2 me 1 ndaj Werder Bremenit më 28 janar për shkak të një lëndimi në muskuj, megjithëse ishte në bankinë të shtunën në fitoren e thellë 8 me 0 ndaj Hamburgut, transmeton portali arbresh.info.
“Ribery është i gatshëm, ai nuk ka probleme dhe është i gatshëm për të luajtur”, tha Ancelotti në një konferencë për media.
“David Alaba ka një problem të vogël. Renato Sanchez është ftohur dhe do të mungojë në ndeshje”
Bayern Munichu të mërkurën pret në ‘Allianz Arena’ Schalken për të zhvilluar ndeshjen çerekfinale në ‘DFB Pokal’ që fillon nga ora 20:45./arbresh.info
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...