Tashmë dy ekipe janë eliminuar në turneun PinnacleCup, dhe kanë mbetur vetëm gjashtë në garë për çmimet në vlerë prej 250.000 dollarësh.
Ekipi i ri i fnatic mposhti ekipin Heroic në përballje në formatin ‘Bo1’ me rezultat të ngushtë 16-14, ndërsa Astralis dhe BIG fituan me lehtësi ndeshjet e tyre të para.
Pas dy ndeshjeve të humbura nga turneu u eliminuan ekipi MIBR dhe ekipi i ri EG.PA, duke përfunduar në vendin e shtatë dhe tetë.
Nesër (e mërkurë) na presin shumë ndeshje të forta, ku do të përballen ekipet fituese ndërmjet vete.
Ndeshjet të cilat do të zhvillohen nesër (e mërkurë):
11:00 fnatic – BIG
11:00 Astralis – Imperial
16:00 Heroic – (humbësi i ndeshjes fnatic/BIG)
20:00 Finest – (humbësi i ndeshjes Astralis/Imperial)
/Telegrafi/
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...