Ka përfunduar me sukses edhe dita e dytë e turneut Roobet Cup, me ndeshje të mira por edhe me befasi në ndeshjen e fundit FURIA ndaj 9z.
Dita filloj me ndeshjen Astralis ndaj Movistar Riders, ndeshje kjo e cila pritej të zhvillohej në ditën e parë, por për shkak të problemeve me server, u desh të shtyhej.
Fitues doli ekipi Astralis me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ndërsa ekipi forZe arriti që t’i bëjë ballë ekipit Outsiders, të cilët sapo kanë shtuar dy lojtarë të ri, duke i mposhtur me rezultat 2-1 me mapa.
Befasia më e madhe në ndeshjet e ditës së dytë, ishte ekipi 9z, të cilët mposhtën ekipin brazilian FURIA, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Mapi i parë ishte i barabartë, por në fund triumfoj ekipi 9z me rezultat 22-20, ndërsa në mapin e dytë 9z arriti ta përmbyll me rezultat 16-10.
Këto janë të gjitha rezultatet nga dita e dytë e turneut Roobet Cup:
Astralis 2 – 0 Movistar Riders
Outsiders 1 – 2 forZe
ENCE 2 – 1 Eternal Fire
Imperial 0 – 2 MOUZ
FURIA 0 – 2 9z /arbresh.info/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin