Dukagjini ka mposhtur bindshëm Trepçën 89 në kuadër të xhiros së 35 në Superligën e Kosovës në futboll.
Dukagjini fitoi me rezultat 3:1, duke i siguruar pikët që në pjesën e parë.
Marclei Santos e hapi rezultatin me një gol të hershëm në minutën e tetë, kurse Otto John e dyfishoi epërsinë gjashtë minuta më vonë për t’ia dhënë sigurinë vendasve.
Altin Merlaku e vulosi fitoren, duke shënuar në minutën e 52-të.
Trepça 89 me Erdin Dushin e ngushtoi epërsinë, por që nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.
Skuadra nga Mitrovica rrezikon rënien nga Superliga, pasi gjendet në vendin e parafundit dhe me vetëm një ndeshje të mbetur është një pikë larg barazhit.
Derisa, Dukagjini po lufton për vendin e tretë, pas ka 50 pikë.
Prishtina me lehtësi ka mposhtur Drenicën, me rezultat 4:1.
Leotrim Kryeziu dhe Hasan Hyseni shënuan nga një gol në 20 minutat e parë për 2:0.
Por, Besfort Dervishaj e ngushtoi epërsinë në 2:1.
Endrit Krasniqi e Albin Prapashtica shënuan në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 4:1.
Prishtina mbetet në vendin e katërt, kurse Drenica të fundit.
Llapi e Gjilani kanë barazuar 2:2.
Trimror Selimi e Alef Firmino shënuan për Llapin, kurse Mevlan Zeka gjeti golin dy herë për Gjilanin.
Gjilani mbete në vendin e tretë, derisa Llapi renditet i shtati./Arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media