Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së shtatë në Ligën e Parë të futbollit kosovar, ku pati rezultat befasuese.
Në duelin e vetëm të zhvilluar dje Vushtrria pësoi disfatë nga Tefik Çanga me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe tetë ndeshje, ku me rëndësi të veçantë ishin dy sfidat derbi mes Vëllaznimit dhe Trepçës ‘89, si dhe Lirisë me Feronikelin ’74. Të dy këto takime nuk prodhuan fitues.
Trepça shënoi një fitore të madhe me rikthim nga 2-0 në 3-2 në udhëtim tek Kika. Fitore kjo që e ngrit në tabelën gjigantin mitrovicas.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe Dinamo ndaj Istogut me rezultat 2-0. Suhareka gjithashtu triumfoi 3-1 ndaj Prizrenit.
Vjosa mposhti KEK-un me rezultat bindës 3-0. Kurse, tek fitorja u kthye edhe Rilindja 1974 e Faruk Statovcit që triumfoi ndaj 2 Korrikut me rezultat 2-1.

Pas shtatë xhirosh në tabelë prinë Vëllaznimin me 17 pikë, një më shumë se Tefik Çanga që është i dyti. Vendin e tretë e zë Dinamo me 15 sosh, kurse Trepça dhe Feronikeli ’74 ndajnë pozitat 4 dhe 5 me nga 14 pikë.
I fundit në tabelë pa pikë është 2 Korriku.

Xhiroja e tetë e Ligës së Parë do të luhet ditën e shtunë./Arbresh.info
Trump paralajmëron: SHBA do të veprojë fuqishëm nëse Irani e...
Tragjedi në Tajlandë, vinçi bie mbi trenin në lëvizje, 22 vi...
Moti në Shqipëri me kthjellime, vranësira dhe mjegull
Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut
Osmani pret sot në takim Sorensen
Moti sot kryesisht i vranët, temperatura -5°C