Revolucion tek Man United, katër lojtarë nuk përfshihen në planet e Amorimit

17:06 | 22 Korrik 2025
D.H

Pas dështimit në sezonin e kaluar, Manchester United ka filluar të mendojë për sezonin e ri dhe trajneri Ruben Amorim, ka marrë vendim që t’i largojë disa lojtarë fillimisht.

Bëhet fjalë për Alejandro Garnacho, Jadon Sancho, Antony and Tyrell Malacia, shkruan Arbresh.info.

Të katër këta futbollist kanë mbetur jashtë skuadrës për turin para-sezonal.

Sipas raportimeve të fundit të gjithë këta lojtarë janë nxjerrë në shitje, dhe vendimi për t’i përjashtuar nga lista e udhëtimit është sinjali i parë i qartë se nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit Amorimit për sezonin e ri.

Këto lëvizje tregojnë se Manchester United është gati për një “revolucion” të thellë në skuadër.

Jadon Sancho është përfolur prej kohësh për largim, dhe shumë shpejtë pritet t’i bashkohet Juventusit sipas raportimeve të fundit.

Antony nuk ka arritur të justifikojë investimin prej 95 milionë eurosh, ndërsa Malacia ka qenë i pafat me dëmtimet.

Surpriza më e madhe mbetet Alejandro Garnacho, i cili shihej si një nga lojtarët më premtues të skuadrës.

Por vendimi për ta nxjerrë në shitje lë të kuptohet se klubi është i hapur ndaj ofertave të mëdha, ndoshta për të krijuar hapësirë për afrime të reja apo për të balancuar financat në përputhje me rregullat e FFP-së.

Kujtojmë se deri më tani Manchesteri ka transferuar Cunhan nga Wolvesi, si dhe Bryan Mbeumon nga Brentfordi. Të dy këtë futbollistë pritet të jenë kyç në sezonin e ri, ku United do tentojë t’i kthejë “lavdinë” klubit.

Gjithashtu, “Djajtë e Kuq”, po synojnë me cdo kusht transferimin e Benjamin Seskos nga Leipzigu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme