Eksperti i transferimeve, David Ornstein, ka thënë se gjashtë lojtarë pritet të largohen nga Arsenali këtë verë, pa marrë parasysh se si përfundon sezoni i tyre.
Arsenali ishte lider në Ligën Premier për pjesën më të madhe sezonin e kaluar, por në fund ata mbetën të dëshpëruar pasi Manchester City i tejkaloi ata në renditjen tabelare duke u shpallur në fund kampion.
Këtë vit, ekipi i Mikel Artetas po luftojnë përsëri për titull dhe janë në garë të ashpër së bashku me Manchester Cityn dhe Liverpoolin.
Por, pa marrë parasysh se si ‘gjuetia’ e tyre për trofe përfundon, Arsenali me shumë gjasë do t’i nënshtrohet një rinovimi të madh të ekipit në verë.
Sipas gazetarit David Ornstein, janë gjashtë lojtarë që me shumë mundësi do të laroghen nga “Emirates Stadium” gjatë verës.
“Ju mund të parashikoni se Aaron Ramsdale, Kieran Tierney, Nuno Tavares, Albert Sambi Lokonga, Emil Smith Rowe dhe Eddie Nketiah që të gjithë kanë oferta nga klubet tjera”, ka shkruar Ornstein për The Athletic.
“Unë pres një verë me të vërtetë të ngarkuar në Emirates”, përfundoi ai./Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...