Formula 1 do të pësojë ndryshime. Duke nisur nga viti 2018 të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë botëror do të jenë të detyruara të pajisin makinat e tyre me sistemin mbrojtës “Halo”.
Ky është vendimi i marrë nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit pas një takimi të zhvilluar me Grupin e Strategjisë në Gjenevë të Zvicrës.
Vendimi për të përdorur sistemin “Halo” në makina erdhi pas komenteve negative të bëra për Shield, një tjetër sistem mbrojtës që u testua nga Sebastian Vettel në Silverstone me Ferrarin e tij
“Nuk më pëlqeu aspak”, tha Vettel. “Shikueshmëria përpara është shumë e limituar. Për më tepër, kjo mbrojtëse gjeneron edhe një turbolencë pas helmetës që e shtyn kokën përpara. Kështu që opinioni im nuk është pozitiv për të”, tha piloti i Ferrarit.
Kjo shtyu FIA të zgjedhë sistemin “Halo” për të rritur sigurinë e pilotëve në makina për vitin 2018 edhe pse ai do t’i nënshtrohet disa modifikime, të cilat do të propozohen nga vetë drejtuesit e skuadrave.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn