Rennes dëshiron të mbajë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm mesfushorin, Eduardo Camavinga.
Francezi është i kërkuar nga Real Madrid dhe është i gatshëm të transferohet në “Santiago Bernabeu” në verë, por trajneri Julien Stephan e do edhe për një vit tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, Rennes do t’ia shesë “Los Blancos” lojtarin për 60 milionë euro ndërsa do ta huazojnë edhe për një sezon.

Trajneri i Real-it, Zinedine Zidane është admirues i madh i lojtarit, andaj e do në skuadër, pavarësisht që nuk mund të jetë në formacionin e parë shkaku i Fede Valverde e Casemiro.
Ka raportime se është duke u bërë marrëveshja që Camavinga të jetë lojtar i gjigantit spanjoll, por do kalojë edhe një tjetër sezon te Rennes në formë huazimi./arbresh.info.
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje