Edhe pas xhiros së 22-të kemi një lider të ri në Superligën e Kosovës në futboll. Me fitoren e djeshme ndaj Besës me rezultat 3:1, Drita ka marrë lidershipin, duke zhvendosur Ballkanin në vendin e dytë.
Ballkani u mposht minimalisht 1:0 nga Llapi, duke mbetur tani dy pikë prapa Dritës, kur kanë përfunduar 22 xhiro, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, Prishtina ka hyrë fuqishëm në garë për titull, teksa tani gjendet në vendin e tretë me 44 pikë, një më pak se Ballkani dhe tri më pak se Drita.
Në fundin e tabelës gjendet Besa me shtatë pikë të mbledhura, kurse Drenica është e parafundit me 24 pikë. Me humbjen e sotme ndaj Feronikelit, Arbëria ka rënë në vendin e tetë me 25 pikë gjithsej.

Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...
Në orën 11:30, Presidentja Osmani takon ministren e Jashtme ...
Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...