Falë suksesit të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian të Xhudos javën e kaluar, Nora Gjakova është ngritur për një pozitë në renditjen më të re botërore të Xhudos.
Gjakova, e cila u shpall kampione e Evropës në kategorinë -57 kg, në Kampionatin Evropian që u mbajt në fundjavën e kaluar në Tel Aviv, tani renditet e katërta në botë me 4110 pikë në total, raporton express.Distria Krasniqi, që fitoi medaljen e argjendtë dhe u shpall nënkampione e Evropës në kategorinë -52 kg, ka mbetur në pozitën e katërt me 4454 pikë, sipas renditjes më të re botërore të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Në këtë kategori, Majlinda Kelmendi, ka rënë në pozitën 15, shkaku i mospjesëmarrjes në gara, pasi po rehabilitohet nga lëndimi i gjatë.
Ngritje ka bërë edhe Loriana Kuka (-78 kg), e cila nga vendi 40, tani është e 33-ta në botë, me gjithsej 882 pikë.
Pozita e shtatë në evropianin e fundit, ka bërë që Akil Gjakova nga vendi 12 të kalojë në të 11-tin, me 2598 pikë.
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...