Serbia është eliminuar në Kampionati Botëror “Rusia 2018”.
Kombëtarja serbe ka vazhduar ngjashëm si në të kaluarën me paraqitjet e tyre në turnet madhështor, shkruan portali arbresh.info.
Brazili me një super performancë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) arriti të siguroj fitore me rezultat 2 me 0 duke dërguar nga fazat grupore edhe një herë në shtëpi skuadrën në udhëheqjen e trajnerit Mladen Krstajic.
Mirëpo, para ndeshjes kundër kampionit të pesëfishtë të botës, serbët ishin tronditur nga shqiptarët e Zvicrës që i mposhtën me rezultat 2 me 1 pas supergolave nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Shpresa e tyre e vetme ishte fitorja kundër skuadrës nga Amerika e Jugut, por diçka e tillë ishte e pamundur për ta.
Dhe, disfata e pësuar sonte i ka siguruar atyre një rekord negativ pasi kjo është hera e tretë që Serbia është eliminuar në fazat grupore të Kampionatit Botëror si një komb i pavarur./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit