Portieri i Napolit, Pepe Reina është një hap më afër transferimit te rivali në Serie A – Napoli, pasi i është nënshtruar testeve mjekësore me “Rossonerët” mëngjesin e së hënës.
“Partenopei” ka qenë në Milan të dielën për përballjen kudër fqinjave në qytetet – Interit dhe pas fitores kundër “Nerazzurrëve”, 35-vjeçari është takuar me punëdhënësit e tij të ardhshëm për të vazhduar negociatat, transmeton portali arbresh.info.
Para përfundimit të kontratës së Reinas gjatë verës, ‘La Gazzetta dello Sport’ raporton që një kontratë dy vjeçare me vlerë prej 3 milionë euro dhe bonset tashmë janë pranuar nga spanjolli që do të ketë opsionin për të vazhduar deri në tri vite në AC Milan.
Vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse ish lojtari i Liverpoolit do të jetë në Milan si opsion dytësor apo si zëvendësues i Ginaluigi Donnarumas, e ardhmja e të cilit në San Siro vazhdon të jetë në dyshime.
Donnarumma është duke u kërkuar për transferim nga gjiganti francez Paris Saint Germain./arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...