Real Madrid ka publikuar fanellën e dytë që do të përdorë sezonin e ri në ndeshjet në udhëtim.
Nga Spanja raportohet se futbollistët e Carlo Ancelottit do t’i veshin këto fanella për herë të parë në miqësoren ndaj Milanit të dielën.
Në fanellat e dyta, bluja është zgjedhur si ngjyra kryesore, derisa ngjyra portokalli shërben për të kompozuar tre vija ikonike të Adidas, në lartësinë e shpatullave. Logoja, sponsori teknik dhe sponsori kryesor do të jenë në të bardha.
Debutimi me këtë fanellë të re do të ndodhë në fundjavë ndaj skuadrës së Stefano Piolit, që do të zhvillohet në Klagenfurt të Austrisë.
Sido që të jetë, në rrjetet sociale ka ardhur tashmë edhe reagimi i tifozëve, që nuk e pëlqejnë shumë fanellën e re të Los Blancos. /Gazeta Express

Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...