Pas disa muajve pushim zërat për të ardhmen e Mauro Icardit janë rikthyer prapë dhe normalisht me te ardhmen e argjentinasit shfaqet si mundësi edhe Real Madridi.
Sipas Diario AS, eliminimi i Interit nga Liga e Kampionëve të martën mbrëma ka bërë që Los Blancos të kthejnë edhe një herë sytë nga 25-vjeçari.
Argjentinasi ka një klauzolë 110 milionë euro dhe duke parë kualitetet e tij Reali pritet të tregojë gatishmëri për ta paguar gjatë afatit kalimtar të verës.
Lojtari tash e disa kohë ka theksuar faktin se dëshiron të jetë pjesë e Interit, por eliminimi nga LK mund t’i ketë ndryshuar paksa mendjen.
Icardi ka shënuar 12 gola këtë sezon, përfshirë katër golat në garën më të madhe për klube, për të cilin ishte sezoni i parë.
Në të kaluarën Mauro ishte pjesë e të rinjve të Barcelonës, pastaj kaloi te Sampdoria në Serie A.
Ky është sezoni i gjashtë i tij te Interi, në 200 paraqitje ka shënuar 119 gola.
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord