Real Madridi e ka mposhtur Napolin në udhëtim me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golin e parë në ndeshje e shëuan vendasit me anë të Leo Ostigard, në minutën e 19’. Tetë minuta më vonë Vinicius Junior e barazoi rezultatin, pas një pasimi të mirë që mori nga Jude Bellingham.
Ky i fundit, shtatë minuta më vonë realizoi një supergol për ta dërguar në epërsi Real Madridin.
Në pjesën e dytë, Piotr Zielinski, e barazoi rezultatin, pasi ishte i saktë nga penaltia.
Megjithatë, në skenë doli Federico Valverde, i cili me një gjuajtje të fortë e siguroi fitoren për Realin.
Real Madridi pas dy ndeshjeve ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e parë, teksa Napoli në pozitën e dytë me tre sosh. /Klankosova.tv.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...