Bazuar në raportet nga mediat spanjolle, Real Madridi është duke përgatitur një ofertë madhështore për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.
Pas përpjekjeve për të blerë bashkëlojtarin e tij Leonardo Bonuccin, gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ raporton se gjiganti spanjoll ka kthyer vëmendjen tek partneri i tij i gjatë në klub dhe në skuadrën kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Derisa largimi i qendërmbrojtësit portugez Pepe pritet të ndodhë në fund të sezonit, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dëshiron të rifreskoj linjën prapa dhe dy yjet e Juventusit janë shfaqur në krye të listës së tyre të shënjestrave.
“Los Blancos” thuhet se janë të gatshëm të shpenzojnë më tepër se 60 milionë euro në përpjekje për të nënshkruar me reprezentuesin italian./arbresh.info

Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...