Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane po dëshiron me patjetër ta transferojë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Sipas Eldesmarque, presidenti Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë Gareth Bale dhe James Rodriguez në shkëmbim për francezin, transmeton portali arbresh.info.
Për momentin Pogba është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Arsenalit, lëndim i cili e ka mbajtur jashtë fushe që nga shtatori.

Nga ana tjetër Bale pritet të largohet nga “Los Blancos” në verën e ardhshme, pasi nuk është i dashur nga tifozët.
Ndërsa e ardhmja e Rodriguez nuk është e sigurt, pasi këtë sezon nuk ka arritur të luajë në formacionin e parë, ngase tekniku francez po preferon Vinicius Junior dhe Rodrygo të luajnë para tij.
Në garë për fituesin e Kupës së Botës është edhe Juventus./arbresh.info.
Çitaku ia mbyll derën Limajt: Nuk është çështje fare përfshi...
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë ...
Unai Emery kandidat serioz për stolin e Real Madridit
Pas golave me Espanyolin, Viniciusi hyn në historinë e Real ...
Kos deklaroi se janë pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë...
Anije tregtare kalojnë Ngushticën e Hormuzit/ Rutte: Evropia...