Sergio Ramosit i skadon kontrata në fund të sezonit
Siç raporton e përditshmja AS, Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe kapiteni i Los Blancos do të takohen për ta diskutuar të ardhmen në klubin madrilen këtë të hëne.
Ramos ka folur për një marrëveshje të re për disa javë, edhe pse negociatat janë komplikuar për shkak të problemeve financiare të klubit që janë shkaktuar shkaku i krizës së koronavirusit.
34 vjeçari, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, e ka shprehur më parë dëshirën e tij për ta përfunduar karrierën në Madrid, edhe pse kampioni francez PSG thuhet se ka bërë një ofertë joshëse për shërbimet e tij. /GazetaExpress/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...