Ylli i Manchester City-t adhurohet nga shumë klube evropiane dhe, megjithëse ai sapo ka rinovuar kontratën me Qyteatrët deri në 2023, dy gjigantët e La Liga-s Real Madrid dhe Barcelona e kanë në krye të listës së tyre për merkaton e verës.
De Bruyne thuhet të kushtojë rreth 110 milionë euro dhe në tregun e sotëm, një shifër e tillë për mesfushorin belg nuk është një shumë e madhe duke parë edhe cilësitë e tij.
Menaxheri i tij Patrick de Koster është shprehur për kanalin televiziv Eleven Sports: “Të gjithë e dinin që ai do të rinovonte me Manchester City-n.
“Gjithsesi, klubet e mëdha, që mund të jenë në gjendje të paguajnë shifrën e prishjes së kontratës së tij, në pyetur për të në javët e fundit.”
De Bruyne ka qenë një nga lojtarët kyçë në Etihad dhe konsiderohet si një nga lojtarët që do të fitojë çmimin e Lojtarit të Vitit në Premier League këtë sezon.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...