Real Madridi ka arritur marrëveshje me klubin argjentinas River Plate për transferimin e mesfushorit super të talentuar Franco Mastantuono.
Lajmi është konfirmuar nga eskperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mastantuono ka nënshkruar kontratë me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2031, duke zgjedhur Realin si prioritet pavarësisht interesimit të madh nga klube të tjera evropiane, ndër to edhe Parisi.
Marrëveshja mes dy klubeve përfshin një shumë prej 45 milionë dollarësh, që do të paguhet me këste.
Pritet që hapat formalë të finalizohen gjatë javës së ardhshme.
River Plate po kërkon që lojtari të përfshihet në ekipin që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, përpara se të largohet përfundimisht drejt Madridit në muajin gusht.
Mastantuono është vetëm 17-vjeçar teksa në gusht mbush 18 sosh, mirëpo shihet si një nga lojtarët më premtues në Argjentinë.
Këtë edicion me River Plate ka luajtur në 19 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola si dhe ka dhuruar katër asistime.
Gjithashtu ditën e premte ka bërë debutimin me kombëtaren A të Argjentinës./Arbresh.info
?? BREAKING: Franco Mastantuono to Real Madrid, here we go! Argentinian top talent will join Madrid on six year deal.
$45m fee to be paid in installments. ⭐️??
Formal steps to follow next week with River Plate now asking for Franco to play Club World Cup then leave in August. pic.twitter.com/PDgYV3u6g2
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 8, 2025
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...