Real Madridi nuk ka nevojë të nënshkruaj me Neymarin, sipas ish yllit Savio, i cili beson që yjet si Marco Asensio dhe Gareth Bale janë alternativa më të dobishme.
Kampioni në fuqi i Spanjës dhe Evropës vazhdon të përflitet për një transferim të mundshëm të yllit të Paris Saint Germain në mënyrë për të sjell ish sulmuesin e Barcelonë sërish në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Savio beson që Real Madridi tashmë ka opsione të mjaftueshme kualitative në dispozicion dhe Neymar duhet shtuar në skuadër.
“Unë mendoj gjithmonë që më të mirët do t’i bashkohen Real Madridit, është fantastike. Individualisht dhe në imagjinatën time është lojtari më i mirë, por un nuk mendoj se atyre iu duhet ai tani”, ka thënë për ‘Marca’ njeriu që fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin gjatë viteve 1998 dhe 2003.
I pyetur se cilët lojtarë në Santiago Bernabeu i shijon kur ata janë duke luajtur, Savio u përgjigj:
“Është e vështirë për të krahasuar sepse ata janë shumë ndryshe, por Marco Asensio dhe Lucas Vazquez mund të vendosin një ndeshje me një lëvizje”
“Më pëlqen gjithashtu Gareth bale. Ai është më ndryshe se të gjithë, ju gjithmonë mund të prisni diçka nga ai, në driblim, një goditje, me kokë”
Real Madridi do të përballet pasditen e sotme (e shtunë) me Las Palmas në kuadër të La Ligas./arbresh.info/
Apeli nuk liron Ilir Metën
Kurti e Rama në foton familjare të Samitit të Komunitetit Po...
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qer...
Rikthehet qarkullimi me një kah në rrugën “Ilaz Kodra” në Pr...
Aksidenti tragjik, pezullohen nga detyra krerët e Policisë s...
Irani paralajmëron se ‘çdo ushtri e huaj do të sulmohe...