
Waving flag with Real Madrid football team logo. Editorial 3D
Real Madridit i nevojiten vetëm edhe dy pikë nga dy ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit aktual për t’u shpallur kampion i La Ligës.
Skuadra e Zinedine Zidane e bëri edhe një hap tjetër në rrugën drejt trofeut të kampionit të Spanjës, përmes fitores me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Granadas të hënën, transmeton Gazeta Express.
Nëse Los Blancos e mposhtin Villarrealin në stadiumin Alfredo di Stefano të enjten në mbrëmje, atëherë madrilenët do të konfirmohen si kampionët e ri të La Ligës këtë sezon.
Nëse Villarreal kthehen nga kryeqyteti spanjoll me barazim ose me fitore, atëherë Real Madridi do ta ketë rastin tjetër për ta fituar trofeun në ndeshjen e së dielës kundër Leganes.
Barcelona ende ka gjasa ta ndalë Real Madridin nga titulli i 34-të i ligës elitare të futbollit në Spanjë, mirëpo gjasat e tyre tani janë të vogla, pas gabimeve të bëra që nga rinisja e sezonit.
Nëse djemtë e Quique Setien humbin pikë kundër Osasunas ose Alavesit, atëherë atyre do t’u marrë fund ëndrra për titullin e kampionit.
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë