Real Madridi është udhëzuar për të transferuar sulmuesin e PSG-së, Neymar, nga ish lojtari dhe trajneri Jose Antonio Camacho.
Ende pa u bërë një vit nga transferimi rekord për 222 milionë euro nga Barcelona në Francë, reprezentuesi i Brazilit është duke u kërkuar shumë për rikthim në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Camacho, i cili ka shpenzuar 15 vite te ‘Los Blancos’ si një lojtar, ka pranuar që klubi duhet të jetë gjithmonë në treg për lojtarët më të mirë që janë në dispozicion.
“Mendoj që Real Madridi duhet të nënshkruaj gjithmonë me lojtarët më të mirë dhe Neymar është njëri prej tyre”, ka thënë ai për ‘Cadena SER’. “Nëse do kisha mundësi unë do të nënshkruaja me të. Ju duhet të keni ata që mund të luftojnë për Topin e Artë”
Neymar u largua nga Barcelona për t’iu shmangur hijes së Lionel Messit në Camp Nou./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...