Real Madridi vëzhgon mbrojtësin brazilian Leo Santos

17:51 | 13 Tetor 2018

Real Madridi thuhet se është duke monitoruar nga afër performancat e mbrojtësit të Corinthians, Leo Santos.

19-vjeçari ka depërtuar së fundmi në skuadrën e parë të Corinthians dhe është duke u vlerësuar lartë në Brazil, transmeton portali arbresh.info.

Kontrata aktuale tij do të skadojë në vitin 2020, megjithatë, sipas një raporti nga ‘Marca’, Madridi është duke vëzhguar nga afër zhvillimin e adoleshentit me synimin për ta transferuar atë në të ardhmen.

Santos ka përfaqësuar pesë herë Brazilin U20 dhe ka bërë deri tani 14 paraqitje te Corinthians.

Sa i përket Madridit, kampioni në fuqi evropian është duke u përballur me kritika së fundmi pas katër ndeshjeve pa fitore në të gjitha kompeticionet.

Rivali i ardhshëm për skuadrën e Julen Lopeteguit është ndeshja kundër Levanges më 20 tetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara