Real Madridi ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Athletic Bilbao në kuadër të javës së 18-të në La Liga, 2-0.
Pas vetëm 24 minutash lojë, Los Blancos ia dolën ta shënonin golin e epërsisë, kur Marco Asensio asistoi te Karim Benzema.
Real Madridi mund të shënonte edhe golin e dytë shumë lehtë, kur Nacho Fernandez (59’), dështoi të shënonte nga afërsia.
Më pas, Bilbao kërkoi penallti në minutën e 61-të, kur Inaki Williams u rrëzua në zonë, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej vazhduar.
Gjashtë minuta më vonë, Benzema pasoi te Asensio, por ky i fundit lëshoi një goditje të pasaktë, që shkoi ngjitur shtyllës së majtë.
Reali nuk u dorëzua deri në fund, dhe shënoi për 2-0 me anë të Toni Kroos në minutën e 90-të, ndërsa Rodrygo ishte asistuesi.
Pas javës së 18-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Barcelona që është lidere, ndërsa në xhiron e 19-të do të takohen me Sociedadin.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale