Real Madridi ka pranuar një ofertë 150 milionëshe nga gjiganti në Premierë Ligë – Tottenham Hotspuri, për anësorin Gareth Bale.
Siç raporton ‘Don Balon’, e cila thekson se “Spursët” kanë ofruar shumën e lartpërmendur për reprezentuesin uellsian, gjiganti spanjoll nuk dëshiron të shes lojtarin vetëm nëse pranojnë para të gatshme, transmeton portali arbresh.info.
Raporti shton gjithashtu se nëse Tottenhami dëshiron të rrëmbej transferimin e Bales, ata duhet të përfshijnë sulmuesin Harry Kane në ofertë, një marrëveshje që nuk do ia vlente për skuadrën nga veriu i Londrës.
Edhe pse ishte favoriti i tifozëve gjatë kohës së tij në White Hart Lane para transferimit në Bernabeu në vitin 2013, shkëmbimi Kane – Bale do të ishte i tmerrshëm për skuadrën e Mauricio Pochettinos.
Reprezentuesi i Anglisë, i cili ka fituar Këpucën e Artë së fundmi në Kampionatin Botëror të kësaj vere, ka qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë gjatë viteve të fundit, diçka që nuk mund të thuhet edhe për Gareth Balen./arbresh.info/
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...