Është marrë si e mirëqenë që Trent Alexander-Arnold do t’i bashkohet Real Madridit, të cilët po përgatiten për ardhjen e tij.
Liverpooli dëshpërimisht po përpiqet që ta bind atë të nënshkruajë një kontratë të re, por duket e paevitueshme që ai do të bëjë lëvizjen në ‘Santiago Bernabeu’ në verë, atje ku do t’i bashkohej mikut të tij të ngushtë Jude Bellingham.
Kontrata aktuale e Alexander-Arnold skadon më 30 qershor, pas së cilës ai do të jetë i lirë për t’iu bashkuar Real Madridit. Por ka një mundësi që ai do të arrijë në kryeqytetin spanjoll para kësaj date.
Kjo për shkak të formatit të ri të Kupës së Botës për Klube që do të nis këtë verë dhe Real Madridi është një nga klubet e përfshira.
Sipas Relevo, ata duan të nënshkruajnë me Alexander-Arnold para se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për fillimin e kësaj gare, e cila do të nis në mes të qershorit.
Liverpooli nuk u kualifikua për Kupën e Botës për Klube, kështu që nuk do të ketë ndonjë dëshirë për ta mbajtur Alexander-Arnold nëse Real Madridi telefonon.
Afati i ri kalimtar që do të hapet nga 1 qershori deri më 10 qershor i jep mundësinë dy klubeve që të arrijnë një marrëveshje dhe kjo është pikërisht ajo që ‘Los Blancos’ po planifikojnë të bëjnë.
Raportimet nga javët e fundit sugjeruan se Liverpooli do të ishte i gatshëm ta lejojë Alexander-Arnold të largohet para përfundimit të kontratës, por nuk dihet ende nëse do të kërkonin ndonjë shumë parash./Telegrafi/
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...