Fitorja 1 me 0 e Real Madridit ndaj Gremios pasditen e sotme (e shtunë) i siguroi atyre titullin në Kupën e Botës për Klube dhe trofeun e tyre të pestë brenda një viti kalendar për herë të parë në historinë e klubit.
Skuadra e Zinedine Zidanes dominoi nga fillimi e deri në fund në Abu Dhabi dhe mbrojti titullin me plotë meritë pas golit në pjesën e dytë nga Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë duke i siguruar atyre trofeun e tretë të Kupës së Botës për Klube brenda katër viteve, transmeton portali arbresh.info.
Triumfi do të thotë se ata do të përfundojnë vitin 2017 duke ngritur pesë trofe të ndryshëm qysh nga fillimi i këtij viti, një arritje e papritur për klubin.
La Liga, Liga e Kampionëve, Superkupa e Spanjës dhe Superkupa e Evropës janë katër trofetë e tjerë të siguruara nga Real Madridi.
Nëse bëjmë krahasime, rivali i tyre – Barcelona ka fituar vetëm një titull brenda vitit 2017 (Kupën e Mbretit)./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJose/status/942109360263712768
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...