Real Madridi do të bëjë përpjekje të reja për ta transferuar Paul Pogban e Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit.
Sipas OK Diario, Reali pritet t’i bëjë Unitedit një ofertë joshëse prej 150 milionë euro për mesfushorin francez, të cilin dështoi ta blejë në verë, transmeton Gazeta Express.
Pogba nuk pritet ta ripërtërijë kontratën me “Djajtë e kuq”, duke e bërë edhe më bindës kalimin e mundshëm në kryeqytetin spanjoll.
Mësohet se Pogba është dëshira më e madhe e bashkatdhetarit të vet, trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili synon ta rikthejë një maje gjigantin spanjoll pas një sezoni të dështuar vitin e kaluar.
Pogba synon ta ndihmojë kauzën e Zidane duke ia bërë të qartë Unitedit se nuk do ta ripërtërijë kontratën, e cila i mbaron në qershor të vitit 2021.
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...