Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shkatërruar materialin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 2025-ës.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, bëri të ditur se në këtë proces janë përjashtuar materialet e vendvotimeve të cilat po i heton Prokuroria e Shtetit dhe Gjykatat.
“Me qëllim të zbatimit të ligjit, KQZ, brenda afatit ligjor ka shkatërruar materialet zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale 2025. Nga ky proces, janë përjashtuar materialet e vendvotimeve, të cilat, Prokuroria e Shtetit dhe Gjykatat, janë duke i trajtuar. Gjithashtu, siç parashihet me ligj, KQZ ka certifikuar rezultatet e Zgjedhjeve Lokale 2025, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe pas vendosjes nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme për ankesat e kandidatëve dhe subjektev”, tha Elezi.
LEXO EDHE:
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-kandidatë
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar