Real Madridi mbrëmë e mposhti Barcelonën me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 10-të në La Liga.
Fitorja u arrit mirëpo shije të hidhur në këtë ‘El Clasico’ la zëvendësimi i Vinicius Junior nga Alonso, me brazilianin i cili ishte tejet i revoltuar me ndërrimin, shkruan Arbresh.info.
Kjo nxiti shumë pikëpyetje nëse ai do të suspendohet apo jo nga klubi.
Sipas raportimeve të Marcas, Real Madridi ka vendosur të mos e gjobisë dhe të mos ndërmarrë asnjë masë disiplinore ndaj Vinicius Junior, pas reagimit të tij ndaj vendimit të trajnerit Xabi Alonso për zëvendësim.
Burime të La Ser bëjnë të ditur se klubi e sheh këtë çështje si një “marrëveshje” mes trajnerit dhe lojtarit, ndërsa çdo vendim do të merret vetëm nga vetë trajneri.
“Klubi e konsideron reagimin e Viniciusit si përgjigje ndaj një vendimi teknik, që jo vetëm lojtari, por pothuajse askush në ‘Santiago Bernabéu’ nuk e kishte pritur,” shkruan Marca.
Reali ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Valencias në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga./Arbresh.info
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...