Real Madridi ngurron të ndjekë Rodrin për të shmangur një skenar të njëjtë sikurse me Eden Hazard

12:57 | 22 Korrik 2025
Gita

Klubi spanjoll, Real Madridi e pëlqen shumë mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, por frikësohet se mund t’i ndodh ajo që i ndodhi me Eden Hazard në të kaluarën.

Sipas gazetarit Ramon Alvarez de Mon, Real Madrid heziton ne ndjekjen e mesfushorit te Manchester Cityt, Rodri.

Ndërsa lojtari spanjoll është pëlqyer prej kohësh në Bernabeu, nga klubi zbulohen shqetësime serioze rreth një transferimi të mundshëm.

Një nga çështjet kryesore është mosha e Rodrit. Në moshën 29-vjeçare ai hyn në një fazë të karrierës që Real Madridi e vlerëson më me kujdes për arsye afatgjata.

Për më tepër ai është në kontratë me Manchester Cityn deri ne vitin 2027, që do të thotë se ky do ishte një investim i madh financiar.

Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhet me gjendjen fizike të Rodrit. Ai është rikuperuar pas një dëmtimi në ligamente, dhe Reali po e ndjek nga afër progresin.

Në Valdebebas ka frike se një investim te një lojtar me problem të mundshme afatgjata mund të sjell një rast të ngjashëm me atë të Eden Hazard.

Koha e Hazard tek Real Madridi dështoi për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe problemeve fizike pas transferimit nga Chelsea. Klubi mbretëror nuk dëshiron të përsëritet një rast i ngjashëm me ndonjë lojtar me profil të lartë që nuk arrin të përmbush pritjet për shkak të problemeve fizike.

Aktualisht nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Rodrin. Edhe pse disa brenda e çmojnë shumë, gjendja fizike pas dëmtimit dhe kontrata e tij me Cityt deri në 2027 e bëjnë Realin më të kujdesshëm.

Çdo hap konkret do të varet nga përmirësimi i situatës se tij në dy frontet kyçe. /Telegrafi/

Të ngjashme