Real Madridi ka vazhduar në raundin tjetër të Kupës së Mbretit pasi shkatërroi skuadrën nga liga e dytë – Melillan.
Pas fitores 4 me 0 në takimin e parë, ‘Los Blancos’ fituan me rezultat 6 me 1 takimin e sotëm në Bernabeu pasditen e sotme (e enjte) kundër Melillas për të vazhduar tutje në raundin tjetër në Kupë të Mbretit me një fitore me rezultat të përgjithshëm 10 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Marco Asensio (33′) (35′) dhe Isco (48′) (83′) shënuan nga dy gola, ndërsa portën e mysafirëve e gjetën edhe Javier Sanchez (39′) dhe Vinicius Junior (75′).
Goli nderit te skuadra nën udhëheqjen e Luis Miguel Carrionit e shënoi Yacine Qasmi nga pika e bardhë derisa po zhvillohej minuta e 80′.
Skuadra e Santiago Solarit shpreson kështu t’i jap fund suksesit të Barcelonës që ka fituar që katër vite këtë trofe./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golat:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...