Thibaut Courtois mund të largohet nga Real Madridi pas shtatë viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.
Portieri belg ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Los Blancos në këto vite dhe një nga më meritorët për trofetë e fituar.
Megjithatë e ardhmja e tij në Santiago Bernabeu nuk është e sigurt, pasi ai mund të shkoj drejt Arabisë Saduite.
Sipas asaj që ka raportuar mediumi belg Voetbal24, skuadra arabe Al-Ahli është interesuar për transferimin e portierit belg.
Klubi arab dëshiron transferimin e belgut dhe për këtë është gati t’i ofrojë një kontratë katër vjeçare.
Aktualisht Courtois fiton 7,5 milionë euro në vit te Real Madridi, derisa Al-Ahli besohet se është gati t’i ofrojë pagë prej 25 milionë eurove neto në sezon. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...