Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të lë anash 450 milionë euro për të paguar transferimin e yllit Harry Kane nga Tottenhami.
Perez besohet se ka vendosur sulmuesin qendror të Anglisë në krye të listës së shënjestrave të tij për vitin 2018, duke e ditur tashmë që linja frontale te Real Madridi duhet të ndryshojë, transmeton portali arbresh.info.
Para fitores së thellë 7 me 1 ndaj Deportivo La Corunas, Real Madridi arriti të shënonte vetëm 32 gola brenda 19 ndeshjeve, ndërkohë që lideri i La Ligas – Barcelona, kishte 52.

Perez e sheh superyllin Harry Kane si një zgjedhje të krizës në Real Madrid dhe tashmë ka folur me zyrtarët e klubit për buxhet rreth transferimit të yllit në Madrid.
Real Madridi është i përgatitur për të shtruar një ofertë prej 200 milionë euro për Harry Kanen, ndërsa 250 milionë euro të tjera janë të ndara për pagën e tij./arbresh.info/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës